×
  • Sport
  • Sport

    Solskjaer reagon pas turpërimit që Tottenhami ia bëri Manchester Unitedit

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 21:19

    Manchester United humbi sot 6-1 nga Tottenhami në kuadër të javës së katërt në Premier Ligë


    Ole Gunnar Solskajer ka marrë përsipër fajin për këtë disfatë turpëruese, shkruan Reporteri.net

    Tekniku norvegjez pas ndeshjes ka thënë se nuk ka justifikime për karton e kuq të Martial.

    “Kur fillon ndeshja, mendon gjithmonë se loja shkon ashtu siç e dëshiron. Por, kur merr vendime të gabuara të kushton shtrenjtë. Është e turpshme! E ngre unë dorën, është faji im, jo i skuadrës,” ka thënë Solskjaer.

    ”Kartoni i kuq për Martial? Nuk ka justifikime. Ai mund të operohet në fyt për atë goditje. Ishte një reagim i keq nga ana e tij. Por, nëse Lamela do të ishte futbollisti im, do ta nxirrja jashtë për atë bërryl,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!