×
  • Sport
  • Sport

    Solskjaer tregon se nuk ka hequr dorë nga United edhe pas humbjes nga Liverpooli

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 22:23

    Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se ka ardhur shumë larg për të hequr dorë tani, megjithëse skuadra e tij u turpërua 5:0 nga Liverpooli në Old Trafford.

    Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota shënuan nga një herë tjetër në fitoren më bindëse të skuadrës së Jurgen Kloppit ndaj Unitedit.

    Solskjaer tha se kjo disfatë ishte dita e tij më e errët si trajner, por këmbënguli se do të vazhdojë.

    “Ne e dimë se e kemi arritur fundin, nuk mund të ndihemi më keq së kaq. Ta shohim”, tha Solskjaer pas ndeshjes.

    “Unë kam ardhur shumë larg, ne kemi ardhur shumë larg si grup. Jemi shumë afër tani për të hequr dorë”, shtoi ai.

    Kjo fitore ishte më e thella e Liverpoolit në Old Trafford dhe vendosi një seri rekordesh të padëshirueshme për Manchester Unitedin.

    Shumë tifozë të Unitedit u larguan nga stadiumi kur ekipi i tyre e pësoi golin e katërt në fund të pjesës së parë.

    Liverpooli mbetet i pamposhtur këtë sezon në ligë dhe tani mbledh 21 pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se lideri Chelsea.

    Manchester Unitedi, që e pësoi humbjen e tretë në ligë këtë sezon, bie në vendin e shtatë me 14 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!