Menaxheri i Man United, Ole Gunnar Solskjaer ka “thumbuar” keq Liverpoolin para ndeshjes që do ta zhvillojnë sot në “Old Trafford.
Liverpooli është në krye të renditjes pas tetë fitoreve radhazi. “Reds” kanë 24 pikë.
Në anën tjetër, Man United ka vetëm 9 pikë në 8 ndeshjet e para.
Megjithatë, Solskjaer ka ironizuar me Liverpoolin mbi rekordin e tyre historik për të fituar ligën.
Liverpooli nuk ka fituar një titull kampionati për mbi 30 vjet, duke bërë që Solskjaer të komentojë:
“Jam i sigurt se do të këndellemi dhe do ta fitojmë ligën së shpejti. Dhe jam i sigurt se nuk do të kalojnë 30 vjet deri në Ligën e ardhshme Premier që do të fitojmë” – tha norvegjezi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.