Super sfidat e “Play-off”-it të finales vazhdojnë sonte në “Minatori” të Mitrovicës.
Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu siç ka qenë në përballjet që janë zhvilluar në Mitrovicë këtë edicion, sidomos në garat shtesë.
Trepça dhe Peja ndeshen dhe synojnë të kalojnë në epërsi 2:1.
Ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 94:86, kurse pejanët u kundërpërgjigjën në takimin e dytë 107:79, duke shënuar njërën nga fitoret më bindëse në këtë edicion, e kjo pikërisht erdhi në finalen e dytë.
‘Xehetarët’ për të depërtuar në finale eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja fitoi duelin verdhezi kundër Golden Eagle Yllit.
Përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe sonte me fillim nga ora 20:00.
Kujtojmë se, Trepça për herë të fundit ishte shpallur kampione më 2012, ndërsa Peja më 2013. Mitrovicasit fituan Kupën e këtij edicioni, ndërsa pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.