×
  • Sport
  • Sport

    Sonte mos bëni plane – Liga e Kampionëve rikthehet me dy super-takime

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 16:11

    Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen dy takime të mëdha të Ligës së Kampionëve, ai ndërmjet Atleticos – Liverpool dhe Dortmund – PSG.


    Ndeshje interesante do të jenë këto, kjo duke llogaritur formën e skuadrave në kampionatet e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Këto takime i takojnë 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku sot skuadra do të mundohen të japin më të mirën nga vetja, që në ndeshjen e kthimit të kenë më pak punë.

    Pra, Liverpooli është mysafiri i skuadrës së Diego Simeones, ndërkaq Dortmundi e pret Parisin në “Signal Iduna Park”.

    Ju kujtojmë se ne, do të ju informoj në kohë reale për këto dy ndeshje, përfshirë formacionet dhe golat./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!