×
  • Sport
  • Sport

    Sonte ndeshja Irlanda Veriore-Kosova, ‘Dardanët’ synojnë fitore

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 7:49

    Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte përballet me Irlandën Veriore, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    ‘Dardanët’ mbrëmë në Belfast, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me irlandezët.

    Dueli mes Irlandës dhe Kombëtares sonë, është i rëndësishëm për të dy skuadrat në garën për të kapur vendin e dytë.

    Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duelin e sontem.

    Kujtojmë se ndeshja e parë në mes këtyre dy kombëtareve, e luajtur në “Fadil Vokrri”, përfundoi me fitoren Kosovës, me rezultat 3-2.

    Kombëtarja jonë edhe në duelin e sontem synon fitore, derisa tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’ e pret Qipron, që është sfida e fundit e këtij cikli garues në Ligë e Kombeve për këtë vit.

    Ndeshja Irlanda Veriore-Kosova nis në orën 18:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!