×
  • Sport
  • Sport

    Sot dalin në shitje biletat për miqësoren Kosova-Burkina Faso, FFK-ja e zbulon orën dhe pikat e shitjes

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 10:02

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton se sot në orën 13:00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.

    Shtëpia e futbollit kosovar tutje ka shtuar se shitja e biletave bëhet në mënyrë fizike në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).

    Krahas miqësores me Burkina Fason, “Dardanët” do të përballen edhe me Zvicrën e Shaqirit e Xhakës në udhëtim më 29 mars.

    Këto do të jetë dy mundësi ideale për selektorin e ri, Alain Giresse për t’u njoftuar me lojtarët dhe për ta parë nga afër kualitetin e tyre, në mënyrë që ta ketë një pasqyrë sa më të mirë për Ligën e Kombeve, e cila do të nisë në muajin qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!