×
  • Sport
  • Sport / Futboll

    Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

    Reporteri
    02 Shtator 2023 | 11:01

    Sot do të nisë java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

    Në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje. Malisheva kundër Feronikelit ’74, ndeshje e cila luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim prej orës 16:00.

    Malisheva është e dyta në tabelë me 6 pikë, kurse Feronikeli ’74 i gjashti me 3 pikë.

    Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes dy skuadrave që ende nuk dinë për fitore, Lirisë dhe Fushë Kosovës.

    Për dallim nga Fushë Kosova, që është e fundit në tabelë dhe pa pikë, Liria ka 2 pikë dhe pozicionohet në vendin e shtatë.

    Prizrenasit në javën e kaluar luajtën baras ndaj Dukagjinit, kurse Fushë Kosova u mposht nga Llapi.

    Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi”, nga ora 16:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!