×
  • Sport
  • Sport

    Sot fillon Liga Unike, ndeshja hapëse Tirana – Rahoveci

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 16:08

    Liga Unike është gati për edicionin e ri.


    Sot është një moment historik në basketbollin shqiptar, pasi jetësohet ëndrra për zhvillimin e Ligës ndërmjet klubeve më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, transmeton lajmi.net.

    Katër klube nga Kosova dhe Shqipëria do të përballen në Ligën Unike, që fillon këtë fundjavë.

    Ndeshja hapëse do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar ndërmjet Tiranës dhe Rahovecit.

    Tri sfidat tjera do të zhvillohen të dielën ku përballen Prizreni 16-Kamza, Teuta-Peja dhe Vllaznia-Golden Eagle Ylli.

    Skuadra e Yllit fitoi Superkupën Mbarëkombëtare, që u organizua për herë të parë, ndërsa është kampion i Ligës Unike, që u zhvillua edicionin e kaluar.

    Edicioni i ri pritet të jetë shumë interesant dhe rivalizues, me tetë skuadrat që synojnë të fitojnë titullin e kampionit, por edhe të shfaqin ndeshja të bukura për adhuruesit e basketbollit.

    Xhiroja e parë:

    E shtunë
    17:00 Tirana-Rahoveci
    E diel
    17:00 Prizreni 16-Kamza
    17:00 Teuta-Peja
    19:00 Vllaznia-Golden Eagle Ylli

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!