×
  • Sport
  • Sport

    Sot hidhet shorti i Champions League – gjithçka që duhet të dini para shortit

    Reporteri
    31 Gusht 2023 | 11:06

    Ndeshjet e fundit të play off kanë plotësuar tablonë e 32 skuadrave që do të marrin pjesë në edicionin 2023/2024 të Champions League.

    Në funksion të shortit të grupeve më 31 gusht në Montecarlo, transmentimi do të nisë prej orës 17:30/17:45.32 skuadrat janë ndarë në katër vazo. E para përbëhet nga fituesi i Champions dhe Europa League, dhe gjashtë kampionë të ligave.

    Vazot e tjera përcaktohen nga renditja e klubeve.

    Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një nga i njëjti kampionat.

    Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin e 16-të. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me nënkampionët e grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 16-të.

    Vazoja e parë:Benfica, Barcelona, ​​Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla.

    Vazoja e dytë:Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid.

    Vazoja e tretë:Lazio, Milan, Salzburg , Shakhtar Donetsk , Sporting Braga, Red Star, PSV Eindhoven, Kopenhagen.

    Vazoja e katërt:Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin, Celtic Glasgow, Young Boys, Antwerp.

    Datat dhe oraret:

    Dita e parë: 19/20 shtator 2023
    Dita e dytë: 3/4 tetor 2023
    Dita e tretë: 24/25 tetor 2023
    Dita e Katërt: 7/8 Nëntor 2023
    Dita e pestë: 28/29 nëntor 2023
    Dita e gjashtë: 12/13 dhjetor 2023

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!