Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion sot me duelet e radhës.
Sot nis xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll ku në program janë tri takime interesante.
Drita e pret në shtëpi Malishevën, në një duel që pritet të jetë tjet interesant.
Dukagjini përballet me Gjilanin, sfidë ku gjilanasit synojnë të vazhdojnë me fitoren, ndërsa ekipi nga Klina synon të këndellet.
Feronikeli-LLapi, është një tjetër përballje interesante ku të dyja ekipet kërkojnë tre pikët.
Të gjitha këto tri takime luhen nga ora 13:00
Momentalisht në tabelë prin Ballkani me 21 pikë, i ndjekur nga Drenica e Gjilani që kanë nga 20 sosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.