Shqipëria luan ditën e sotme ndeshjen e para fundit të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022, në “Wembley” përballë Anglisë së madhe së Gareth Southgate.
Pas humbjes me Poloninë në Tiranë, shanset për vendin e dytë janë zbehur ndjeshëm edhe pse matematika na mban ende në lojë. Po ashtu një befasi ditën e sotme, dhe me shpresa se Hungaria do të bëjë diçka përballë polakëve gjithçka mund të ndryshojë.
Pas seancës së fundit stërvitore në Londër, Edi Reja duke se e ka të qartë formacionin titullar.
Porta do t’i besohet gardianit të Torinos, Etrit Berisha, i cili edhe pse ende nuk ka debutuar në Serie A, për Kombëtaren tonë afron siguri të madhe falë edhe eksperiencës. Qendra e mbrojtjes me tre, në mungesë të Djimshitit do të jetë ajo kundër Polonisë, Kumbulla – Ismajli – Veseli, ndërsa në krahë do të jenë Hysaj dhe Trashi, që sigurisht ashtu sic jemi mësuar tanimë do të duhet të japin kontribut në mbrojtje dhe në sulm.
Bare – Gjasula – Bajrami, me këtë të fundit më të avancuar, pikërisht pas dy sulmuesve që priten të jenë Uzuni- Cikalleshi do të plotësojnë 11 titullare për sfidën e sotme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.