×
  • Sport
  • Sport

    Southgate: Sterling është pjesë e skuadrës, mosmarrëveshja ka marr fund

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 20:37

    Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate e pranon se gjesti i Raheem Sterling ndaj Joe Gomez mund të kishte marr dënim edhe më të mëdha sa që mendohet.


    Southgate ka vendosur që mos ta ftojë Sterlingun në ndeshjen e kualifikuese për Euro 2020, që Anglia e zhvillon ndaj Malit të Zi në Wembley, pasi sulmuesi i Manchester City u përfshi në një përleshje me Gomez në stërvitje të ekipit kombëtar, zënkë kjo që filloi ditë më parë në fitoren e Liverpoolit kundër Cityt me rezultat përfundimtar 3:1, shkruan Reporteri.net.

    Dyshja u stërvitën krah për krah ditën e Mërkurë pa asnjë problem por Southgate, vendosi që Sterling të mos marr pjesë në ndeshjen e parë të kualifikueseve.

    Kur u pyetën nëse Sterling mund të mos pajtohet me këtë vendim, Southgate tha: “Unë mund ta kuptoj këtë dhe, ju e dini, në fund të fundit ai është me grupin, kjo është gjëja më e rëndësishme.

    “Ai është një pjesë e madhe e asaj që ne bëjmë – ka qenë, do të jetë. Ai është me ne për lojën nesër, ai është përsëri me ekipin në fushën e stërvitjes duke shijuar futbollin e tij. Sterlingu po stërvitet, si gjithmonë. për mua, kjo histori ka mbaruar”, tha tekniku i Anglisë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!