×
  • Sport
  • Sport

    Spanja e fiton Ligën e Kombeve, e mposht në penallti Kroacinë

    Reporteri
    18 Qershor 2023 | 23:35

    Spanja është fituese e edicionit të tretë në Ligën e Kombeve.

    Spanjollët triumfuan pas ekzekutimit të penalltive ndaj Kroacisë në finale.

    Rezultati pas 90 minutave ishte ai i fillimit, 0:0.

    Pjesa e parë ishte e barazpeshuar dhe me pak raste të mira shënimi.

    E në të dytën u krijuan më shumë raste, me Spanjën që pati dominim më të lehtë.

    E gola nuk pati as në 30 minutat e vazhdimeve, për ta dërguar ndeshjen në penallti.

    Në penallti, Spanja shënoi fitore 5:4 ndaj Kroacisë, ku Unai Simon priti dy penallti vendimtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!