Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Spanjë-Kosovë. Kombëtarja spanjolle ka kaluar në epërsi pasi Daniel Olmo ka shënuar në minutën e 34. E menjëherë në minutën e 36, Spanja ka arritur të shënoj për 2-0.
Ferran Torres ishte golashënuesi i golit të dytë.
Deri në minutën e 34, Kosova u mbajtë mirë kundër Spanjës, e cila është një nga kombëtaret më të forta në botë.
Para ndeshjes pati shumë diskutime nëse do të intonohet himni i Kosovës në Sevija të Spanjës, vend i cili nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Megjithatë spanjollët intonuan himnin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.