Arsenali dhe Tottenhami kanë luajtur baras 2-2 në derbin e xhiros së katërt në Premier Ligë
Ndeshje shumë interesante u zhvillua në Emirates ku derbi nga Londra e Veriut dhuroi një 90 minutësh fantastik, por që në fund nuk pati fitues dhe skuadrat ndanë pikët, shkruan Reporteri.
Tottenhami e nisi më mirë këtë takim duke shënuar me Eriksen në mintuën e 10-të, derisa Kane dyfishoi epërsinë në minutën e 40-të pasi realizoi penalltinë që e shkaktoi Granit Xhaka.
Xhaka tackles Son and Harry Kane scores vs Penalty Arsenal vs Tottenham 0-2 #ARSTOTpic.twitter.com/bqqzFIYJnN
— Zwode (@STREQM1) September 1, 2019
Arsenali në fund të pjesës së parë ngushtoi epërsinë me anë të Lacazette, derisa Aubameyang barazoi rezultatin në minutën e 71-të.
Deri në fund të ndeshjes Arsenali shënoi edhe një herë, por goli iu anulua pasi u rishikua me anë të VAR.
Pas katër xhirove të zhvilluara deri më tani, Arsenali zë pozitën e pestë me 7 pikë, ndërsa Tottenahmi është në vendin e nëntë me 5 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.