Ditët kur luan Kombëtarja e Kosovës janë më të bukurat dhe fëmijët janë ata që mezi presin që t’i shikojnë nga afër futbollistët
Në stërvitjen e djeshme të Kosovës në prag të ndeshjes me Anglinë shumë fëmijë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit Fadil Vokrri, shkruan Reporteri.net
Teksa po xhirohej live stërvitja e Kosovës dëgjoheshin shumë zëra të fëmijëve të cilët po bisedonin dhe bënin plane si të hynin brenda në fushë madje.
“O Edon hajde knej, o Rashicë hajde qetu, o Mërgim, o Valon,” dëgjohen fillimisht duke biseduar fëmijët.
Si duket këta fëmijë merren me futboll, pasi njëri tha se i ka pajisjet gati dhe do të donte që të hynte në fushë për të stërvitur me ta.
“Krejt qeto ushtrime i bojna edhe na. Thuj unë ushtroj futboll, nashta të lejojnë me hy,”.
Më pas ata bëjnë plane se si të futen në fushë dhe të përqafojnë idhujt e tyre.
“S’po më besohet që i kam kaq afër pasha Zotin. A himë bre në fushë…,”.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.