Të gjitha qytetet dhe stadiumet janë konfirmuar. UEFA sot, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, përcaktoi dhe kalendarin për Europianin 2020 që do të zhvillohet verën e ardhshme, pra 2021.
“12 qytetet pritëse janë konfirmuar si seli edhe për turneun final në verën e vitit 2021 – lexohet në komunikatë – dhe si pasojë është aprovuar edhe kalendari i ndeshjeve i azhornuar me datat e vitit tjetër”.
Ndeshja debutuese do të jetë edhe për vitin e ardhshëm Itali-Turqi, që do të luhet në 11 qershor 2021 në stadiumin “Olimpico” të Romës. Veç kësaj u konfirmua se edhe të gjitha biletat që janë blerë për turneun që duhej të ishte zhvilluar tani do të jenë të vlefshme edhe për 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.