Uellsi dhe Zvicra takohen në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Grupit të Kampionatit Evropian.
Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “Baku Olympic Stadium” në Baku.
Të dy përfaqësueset tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare dhe do të tentojnë pikët maksimale.
Në anën tjetër, Uellsi luan me një formacion sulmues dhe kërkon që të dalë përpara me kundërsulme.
Te Zvicra, startojnë dy lojtarët shqiptarë si, Granit Xhaka që është kapiten dhe Xherdan Shaqiri.
Formacioni startues i Uellsit: Ward, Davies, Rodon, Allen, Ramsey, Bale, Moore, Roberts, Morrell, James, Mepham.
Formacioni startues i Zvicrës: Sommer, Mbabu, Elvedi, Akanji, Embolo, Freuler, Seferovic, Xhaka, Rodriguez, Schar, Shaqiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.