×
  • Sport
  • Sport

    Statistika, analizë, formacionet e mundshme: Bayern Munich – Lazio

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 11:09

    Bayern Munich dhe Lazio do të luajnë mes vete në ndeshjen kthyese të vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.


    Bavarezët kanë fituar takimin e parë ndaj italianëve me rezultat 4-1 dhe sot (e mërkurë) presin të konfirmohen si të kualifikuar në çerekfinale, shkruan Telegrafi.

    Lajme rreth ekipeve

    Bayern Munich

    David Alaba humbi fitoren 3-1 ndaj Werder Bremen për shkak të dëmtimit dhe është në dyshim për Bayernin në këtë ndeshje.

    Douglas Costa, Corentin Tolisso dhe Tanguy Nianzou të gjithë humbasin takimin e sotëm për ekipin vendas.

    Bayern ka rikuperuar Thomas Muller dhe Benjamin Pavard nga ndeshja e parë, gjë që është një lajm i keq për Lazion.

    Manuel Lazzari dhe Luiz Felipe mungojnë të dy, me Mohamed Fares që pritet të zëvendësojë të parin, ndërsa Adam Marusic të kalonte në krahun e djathtë.

    Ndërsa Lazio ka pak shanse për të kapërcyer Bayernin, Simone Inzaghi mund të zgjedhë të bëjë disa ndryshime nga skuadra që humbi 4-1 në ndeshjen e parë.

    Wesley Hoedt po bën presion për një vend titullari në kurriz të Mateo Musacchio në qendër të mbrojtjes.

    Fakte

    Bayern ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

    Bayern ka shënuar të paktën 2 gola në 16 nga 18 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

    Analizë

    Bayern ka një avantazh të mirë në ndeshjen e parë pasi ka siguruar një fitore 4-1 në Lazio muajin e kaluar. Tani kualifikimi i Bavarezëve duket shumë i lehtë.

    Lazio i dha fund një serie prej tre humbjesh me një fitore 3-2 ndaj Crotones të premten pasdite, gjë që do të ketë rritur moralin. Skuadra italiane ka humbur tre ndeshjet e fundit, dhe katër nga pesë të fundit, dhe pritet të luftojë në Gjermani.

    Bayerni duhet të bëjë punë të lehtë ndaj ekipit të Serie A në Allianz Arena këtë javë.

    Formacionet e mundshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!