Milot Rashica është duke kaluar një formë të mrekulleshme me Werder Bremenin në Bundesliga
Ylli kosovar javën e kaluar u rikthye për të luajtur përsëri pas një lëndimi që e kishte mbajtur atë jashtë fushave të gjelbra për një muaj, shkruan Reporteri.net
Viti 2019 po del të jetë më i miri në karrierën e Rashicës dhe këtë e thonë edhe statistikat.
Vushtrriasi ka qenë i përfshirë në 14 gola në 19 ndeshjet e luajtura në vitin 2019 me Werderin në Bundesliga.
Në këto ndeshje ai ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.
Kujtojmë që Miloti është i ftuar te Kosova për dy ndeshjet e muajit tetor. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.