×
  • Sport
  • Sport

    Statistikat e Ronaldos dhe Messit në listën e ngushtë për formacionin e vitit

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 14:36

    UEFA e ka publikuar listën e ngushtë me 50 futbollistë, të cilët konkurrojnë për 11 vende në ‘Ekipin më të mirë të vitit 2020’.


    Natyrisht, në konkurrim nuk mund të mungonin dy superyjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo (Juventus) dhe Lionel Messi (Barcelona).

    Kjo është hera e 17-të radhazi që CR7 nominohet për të qenë pjesë e skuadrës më të mirë të vitit.

    Ai ka qenë në formacionin më të mirë të vitit 14 herë, ndërsa 13 prej tyre kanë qenë radhazi. Që të gjitha rekorde.

    Lionel Messi është nominuar për të 15-tën herë, ndërsa është përfshirë në ekipin e vitit plot 10 herë dhe synon të jetë në skuadrën më të mirë për herë të 11-të.

    Sergio Ramos dhe Robert Lewandowski ndodhen në listën e ngushtë për herë të nëntë, derisa 21 lojtarë janë të nominuar për herë të parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!