×
  • Sport
  • Sport

    Statistikat flasin: Mustafi po del të jetë më i mirë se sa dy mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 13:32

    Shkodran Mustafi e ka mbajtur portën e paprekur te Arsenali në këtë edicion tri herë, ndërsa Virgil van Dijk dhe Harry Maguire këtë gjë e kanë bërë vetëm dy herë


    Mbrojtësi shqiptar flitej se do të largohej nga Arsenali verën që shkoi, por në fund ai qëndroi, ndërsa sa herë që ai po paraqitet në fushë skuadra e tij nuk po pëson gol, shkruan Reporteri.net

    Në tri ndeshjet e luajtura deri tash, ndaj Notinghamit, Frankfurtit dhe Standard Liege skuadra e Arsenalit nuk ka pësuar gol dhe në tri këto takime në fushë ishte Mustafi.

    Ndërsa, në anën tjetër mbrojtësit më të shtrenjtë në botë, Virgil van Dijk dhe Harry Maguire gjatë këtij edicioni kanë mbajtur vetëm dy herë portën e paprekur me skuadrat e tyre.

    Në ‘Twitter’ tashmë kanë nisur të bëhen krahasimet mes Mustafit dhe Van Dijkut, ani pse për nga kualitetet dihet që holandezi është dukshëm më i mirë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!