×
  • Sport
  • Sport

    Statistikat: Messi është gati tri herë më i mirë sesa secili futbollist tjetër

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 13:28

    Është e vështirë ta krahasosh Lionel Messin me lojtarët e tjerë në botën e futbollit, mirëpo studimi i fundit i ESPN pretendon se argjentinasi është të paktën tri herë më i mirë me statistika sesa secili futbollist tjetër.


    Shumë tifozë e vlerësojnë Lionel Messin si lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, për shkak të paraqitjeve të tij me Barcelonës, për të cilët i ka shënuar 672 gola dhe i ka fituar 34 trofe,

    Përkundër që kritikët e tij argumentojnë me dështimet e futbollistit me Kombëtaren e Argjentinës, kapiteni i Barcelonës ka fituar edhe shumë çmime individuale ndër vite për paraqitjet e tij në fushën e blertë.

    Duke i përdorur të dhënat e TruMedia për të gjitha ndeshjet vendore që nga sezoni 2014/15, gjetjet e tregojnë dallimin mes Messi dhe kolegëve të tij. Studimi i ESPN përfshin statistika si sa pritet që një goditje e Messit të përfundojë me gol.

    Përderisa numri dhjetë i Barcelonës i ka shënuar 21 gola nga gjuajtjet e lira që nga viti 2014, askush tjetër s’ka arritur t’i shënojë më shumë sesa 11. Për më tepër, Messi është dukshëm më i mirë edhe në goditjet nga largësia në lojë të hapur, duke i shënuar 16 gola të tilla.

    Messi është më i mirë sesa kolegët e tij edhe sa i përket krijimit të rasteve të mira. 32-vjeçari i ka kompletuar më shumë sesa 300 pasime kyçe që nga 2014-ta, ndërsa statistika e dytë më e mirë është 173.

    Argjentinasi kryeson në asiste, ndërsa është i dyti për driblime. Gjithsej, Messi i ka 177 gola që nga viti 2014, që është 19 më shumë sesa rivali i tij i vjetër, Cristiano Ronaldo

    “Sa i mirë është Messi? Pothuajse tri herë më i mirë sesa kushdo tjetër”, e përfundon studimin e vet ESPN.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!