Shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore ka shpjeguar sesi dalja e Philippe Coutinho ishte një lehtësi për klubin që të “rregullojë” stilin e tyre të lojës.
Braziliani u largua për t’u bashkuar me Barcelona në një marrëveshje prej 142 milionë eurove në janar të vitit 2018, pasi kaloi pesë vjet në Anfield, shkruan Reporteri.net.
Por, 27-vjeçari nuk arriti t’i përmbushë pritshmeritë në “Camp Nou” dhe pas vetëm 18 muajsh, u huazua tek Bayern Munich gjatë verës.
Ndërkaq, shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore tha: “Kur Philippe Coutinho u largua ka pasur një ndryshim, jo vetëm në strukturën e ekipit, por edhe në mënyrën se si luanim futboll.
Nuk ka kthim: Philippe Coutinho, tani në Bayern Munich, nuk ka gjasa të kthehet në Liverpool
“Nëse kujtoni, kur ai u largua dy vjet më parë, atëherë ishte një ndryshim i plotë i stilit të lojës”.
“Jo mosrespektim ndaj Philippe por ai kishte një stil të ndryshëm të lojës. Paratë që i morëm nga Barcelona na ndihmuan për ta transferuar portierin, Alisson Becker”, përfundoi Moore./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.