×
  • Sport
  • Sport

    Strategji dhe spektakël, Verstappen fiton duelin me Hamilton

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 7:23

    Verstappen fiton për herë të parë në karrierë në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara dhe largon me 12 pikë kampionin e botës Lewis Hamilton, duke shtuar shpresat e tij për të thyer dominimin e britanikut në Formula 1.

    Në një garë ku gomat patën një rol të rëndësishëm, gjithçka u vendos në ndërrimin e tyre midis xhirove 31 dhe 37, ku holandezi pati strategjinë më të mirë, duke i rezistuar deri në fund sulmeve të Hamilton.

    Në vendin e tretë në podium dita e mirë e Red Bull u vulos nga shoku i ekipit Sergio Peres, ndërkohë që Ferrari e Leclerc mban vendin e katërt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!