×
  • Sport
  • Sport

    Suarez me gol fantastik, gati për sezonin e ri

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 8:51

    Suarez ka vazhduar me formën e mirë në ndeshje miqësore.


    Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, duket se është gati për sezonin e ri. 32-vjeçari, i cili ka humbur disa kilogramë për të qenë sa më në formë, ka realizuar dy herë kundër Napolit në fitoren 4-0 të Barcelonës.

    Fillimisht, Suarez shënoi një gol të bukur për të zhbllokuar rezultatin në minutën e 48’, për 1-0.

    Kurse golin e dytë personal dhe të tretin për Barçën e shënoi në minutën e 58’, pas një kombinimi me Antoine Griezmann, i cili gjithashtu realizoi në këtë miqësore.

    Dyshja Luis Suarez-Antoine Griezmann dha sinjalet e para se së bashku mund t’i dhurojnë shumë Barçës sezonin 2019/20.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!