×
  • Sport
  • Sport

    Suarez tregon se çfarë u ka thënë Neymari atij dhe Messit për transferimin te Barcelona

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 20:26

    Kalimi i Neymarit nga PSG te Barcelona ishte temë kryesore e ditëve të fundit të afatit kalimtar, por një transferim i tillë nuk ndodhi edhe pse dëshira e brazilianit për t’u rikthyer në Camp Nou ekzistonte


    Neymar Jr ëndërronte një rikthim te Barça, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi PSG vendosi që ta mbajë në skuadër pa dëshirën e tij, shkruan Reporteri.net

    Messi, Suarez dhe Neymar kanë një grup ku bisedojnë në ëhatsapp, derisa uruguaiani tani ka treguar se çka kanë folur këta tre kohëve të fundit kur flitej për transferimin e brazilianit në Camp Nou.

    “Ne kemi qenë duke folur në grup kohë pas kohë, por jo edhe aq shumë së fundmi,” ka thënë Suarez.

    “Ne kemi folur pak, sepse situata ishte e tillë. Ka qenë e vështirë për Ney dhe ne e kemi respektuar atë dhe i kemi dhënë atij hapësirë që të mendojë më shumë.

    “Ne kemi folur me Neymarin në fillim kur ai dëshironte të largohej nga Barcelona. Të gjithë e dini se ai dëshironte të largohej.

    “Ne [Unë dhe Messi] i kemi thënë atij se ai nuk do të ketë mundësinë që të fitojë më shumë çmime personale të ndonjë klub tjetër se sa këtu.

    “Por, ai bëri vendimin e tij. Atë moment mendonte se ajo ishte gjëja më e mirë për të. Tani, vendimi i tij ishte që të provonte të bënte gjithçka për t’u rikthyer,” përfundoi ‘El Pistolero’.

    Ndryshe, Neymar u transferua te PSG në verën e vitit 2017 për shumën rekorde prej 222 milionë euro. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!