Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka folur pas humbjes nga Suedia.
Suedia shënoi fitore me rezultat të pastër në 3:0, shkruan Reporteri.net
Pas kësaj ndeshje foli edhe Hadërgjonaj, që kërkoi falje për këtë humbje.
“Besoj që si skuadër kemi mundur të bëjmë më mirë. Kishim 20 minuta të mirë, raste, shënuam gol, por ishte në offside”.
“Suedia me atë kualitet është shumë vështirë, goli i dytë e tregon më mirë”.
“Që moti nuk kemi luajtur me tifozë si mysafirë, kërkoj falje që nuk e gëzuam popullin”, deklaroi Hadërgjonaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.