×
  • Sport
  • Sport

    Suedia e ndal Spanjën, i nxjerr barazim

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 23:03

    Spanja nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Suedisë në ndeshjen e grupit E në Kampionatin Evropian.


    “Furia e Kuqe” u mundua gjatë 90 minutave për ta gjetur golin e fitores, por nuk e arriti asnjëherë atë.

    Suedia ishte e jashtëzakonshme në mbrojtje duke mos lejuar të pësojnë gol sonte.

    Ekipi i Luis Enriques dominoi në të gjitha aspektet, por nuk e gjeti golin.

    Në minutën e 41-të, Suedia pati mundësinë më të mirë për të shënuar, por goditjen e Isac e mbrojti Marcos Llorente duke e shpëtuar ekipin e tij pa pranuar gol.

    Në pjesën e dytë e pamë vetëm një ekip në fushë. Spanja tentoi në të gjitha mënyrat, duke shpërdoruar disa raste ideale.

    Me këtë barazim, Spanja dhe Suedia marrin nga një pikë, kurse Sllovakia i prin grupit E pas xhiros së parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!