Kombëtarja e Suedisë ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2022.
Sebastian Larsson ka shënuar nga penaltia për suedezët, pasi Milot Rashica preku topin me dorë në zonën e 16 metërshit.
Pjesa e parë mes Kosovës dhe Suedisë kishte përfunduar 2-0 për mysafirët. Golin e parë e realizoi Viktor Claesson në minutën e 12-të, pas një asistimi nga Ibrahimoviq, ndërsa i dyti u shënua nga Alexander Isak, në të 35-n.
“Dardanët” patën disa mundësi të mira shënimi, siç ishin ato të Vedat Muriqit në minutën e 21-të dhe të 34-n dhe të Bersant Celinës në të 42-n ku tentoi të parabolojë portierin. Asnjëra nga to nuk u konkretizua si duhet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.