Xhakomo Vrioni do të lërë Citadellan, ku është i huazuar nga Sampdoria dhe do të bëhet pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit.
Bardhezinjtë kanë këmbëngulur vazhdimisht gjatë këtij afati kalimtar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe në fund kanë gjetur akordin me Sampdorian.21-vjeçari do i kushtojë “Zonjës” plot katër milionë euro, shifër, që nuk do të derdhet në arkat e Sampdorias.
E njëjta shifër do të konvertohet me tre talente të akademisë bardhezi: Erik Gerbi, Mateo Stropa dhe Nikolo Frankoforte, të cilët do të zhvendosen në radhët e skuadrës nga Xhenova për të finalizuar marrëveshjen me sulmuesin e Shqipërisë.
Pas këtij transferimi, Vrioni shndërrohet në sulmuesin, që është shitur për shifrën më të lartë në historinë e futbollit të Shqipërisë.
Sulmuesi është ndarë me shokët e skuadrës te Citadella dhe është nisur drejt Torinos, ku do kryejë vizitat mjekësore e më pas do të zyrtarizohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.