Super Majlinda Kelmendi shkatërron francezen dhe kualifikohet në finale

Majlinda Kelmendi ka shënuar një tjetër fitore, këtë herë në gjysmëfinale të Lojërave Evropiane Minsk 2019.


Xhudistja jonë mposhti në gjysmëfinale me Ippon francezen, Amandine Buchard, shkruan Reporteri.net

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, në finale do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, kategoria -52 kilogramë.

Edhe Nora Gjakova pritet të përballet me kundërshatren e saj në duelin deri në -57 kilogramë./Reporteri.net/