×
  • Sport
  • Sport

    Supergoli i Suarez ia dhuron Barcelonës trofeun e parë sivjet

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 22:30

    Barcelona ka filluar sezonin e ri me trofe, pasi ka fituar kupën e “Joan Gamper”, pasi mposhti Arsenalin me shifrat 2-1 në “Camp Nou”.


    Londinezët e nisën mjaftë mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 36-të me një gol të bukur të Aubameyang.

    Por çdo gjë ndryshoi kur mrojtësi Maitland-Niles bëri një gabim qesharak duke shënuar në portën e skuadrës së tij për ta barazuar rezultatin, shkruan Reporteri.net.

    Për t’ia siguruar trofuen skuadrës së tij u përkujdes Luis Suarez që realizoi një gol të bukur në minutën e fundit të ndeshjes.

    Lionel Messi nuk luajti asnjë minut në këtë ndeshje edhe pse ishte i pranishëm në bankën rezervë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!