Fituesit aktualë të Ligës së Kampionëve, Bayern Munichu parashikohet që edhe një herë të fitojnë garën elitare të klubeve të Evropës, sipas analistëve të dhënave në FiveThirtyEight.
Bavarezët thuhet se kanë mundësi prej 33 për qind për të arritur finalen dhe 21 për qind për të ruajtur statusin e tyre të kampionit.
Manchester City ishte një nga favoritët tjerë për të fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar derisa u eliminuan në mënyrë të turpshme nga Lyoni në çerekfinale.
Sidoqoftë, parashikimet e FiveThirtyEight i kanë dhënë mundësi prej 28 për qind të shanseve që njerëzit e Pep Guardiola të arrijnë në finale dhe 16 për qind të fitojnë garën këtë sezon.
Pas Cityt vjen Liverpooli me gjasa prej 22 për qind për finalen dhe 12 për qind për të fituar garën, ndërsa Barcelona është renditur e katërta me 20 për qind gjasa për të arritur finalen dhe 11 për qind për të fituar trofeun.
I pesti është Paris Saint-Germain me 8 për qind gjasa për ta fituar Ligën e Kampionëve, Real Madridi i gjashti me 6 për qind shanse dhe Atletico Madridi i shtati me 4 për qind.
Borussia Dortmund dhe Chelsea kanë nga 3 për qind shanse për trofeun, ndërsa Interi, Manchester Unitedi, Juventusi dhe RB Leipzig nga 2 për qind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.