Një superkompjuter e ka parashikuar se si do të duket tabela përfundimtare e Premierligës dhe kjo ka ngjallur një debat të madh në rrjetet sociale.
Tani që janë zhvilluar ndeshjet e 11 xhirove të para të këtij sezoni të ri, 2019/20, të Premierligës, tabela e ligës ka filluar të marrë formë.
TalkSport e kishte parashikuar edhe më herët fundin e sezonit të Premierligës, megjithatë ky medium e ka përdorur superkompjuterin e vet sërish, duke i pasur parasysh edhe ndeshjet e fundit të këtij sezoni.
Tabela e plotë e parashikuar e Premierligës:
1. Liverpool
2. Manchester City
3. Chelsea
4. Leicester City
5. Arsenal
6. Tottenham Hotspur
7. Manchester United
8. Brighton & Hove Albion
9. West Ham United
10. Bournemouth
11. Sheffield United
12. Wolverhampton Wanderers
13. Crystal Palace
14. Everton
15. Burnley
16. Newcastle United
17. Aston Villa
18. Norwich City
19. Southampton
20. Watford
Liverpooli parashikohet ta fitojë titullin e parë të Premierligës në histori, që kur është riformuar liga e nivelit të parë të futbollit në Angli. Ndërsa, Manchester City do të mbetet këtë sezon nënkampion, transmeton Express.
Përderisa vende në sezonin vijues të Ligës së Kampionëve parashikohet të fitojnë edhe Chelsea dhe Leicester City – Manchester Unitedi mbetet edhe jashtë Ligës së Evropës, ku pritet të marrin pjesë Arsenali dhe Tottenhami.