×
  • Sport
  • Sport

    Superliga e Kosovës: Sot zhvillohen dy ndeshje, vëmendja në kryeqytet

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 10:13

    Sot do të startojë xhiro e 24 në Superligën e Kosovës në futboll


    Ballkani që humbi lidershipin javën e kaluar do ta ketë një ndeshje të vështirë në udhëtim, ku do të përballet me Flamurtarin, shkruan Reporteri.net

    Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, që kanë ambicie të kundërta, Ballkani lufton për titull, ndërkaq Flamurtari për mbijetesë.

    Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo ndërmjet Dukagjinit dhe Feronikelit, ku mysafirët janë favorit për të fituar këtë ndeshje.

    Të dy këto përballje fillojnë nga ora 17:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!