×
  • Sport
  • Sport

    Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 12:16

    Sot zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll


    Prishtina e pret Besën në Fadil Vokrri, me ndeshjen e cila do të fillojë nga ora 14:00, shkruan Reporteri.net

    Skuadra nga kryeqyteti është favorit për ta fituar këtë përballje.

    Ndeshja tjetër e cila luhet sot është ajo ndërmjet Llapit dhe Drenicës.

    Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina nuk e ka nisur mirë sezonin, derisa sot do ta kërkojë fitoren e parë.

    Ndryshe, xhiro e gjashtë e Superligës filloi dje me ndeshjen Arbëria – Ballkani e cila përfundoi 4-2 në të mirë të skuadrës nga Suhareka. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!