×
  • Sport
  • Sport

    SuperSport merr goditje në prag të nisjes së ‘Euro2020’, Dritan Shakohoxha e braktis DigitAlb-in

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 20:31

    Kur flitet për sport është e pamundur që të mos lakohet emri i moderatorit të njohur, Dritan Shakohoxhës. Prej një jete që e shikojmë në moderimin e emisioneve sportive më të rëndësishme në vendin tonë. Por në prag të nisjes së “Euro 2020” ai ka habitur të gjithë.


    Shakohoxha ka vendosur që të bëjë lëvizjen e papritur në ekran. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale moderatori ka zbuluar se do t’i rithehet bazës së vjetër.

    Ai do të moderojë programin sportiv në TVSH, e cila ishtë shtëpia që i dhuroi emocionet e para të moderimit.

    Pas më shumë se 30 vitesh Dritani është kthyer në bazën e vjetër dhe të gjithë kanë mbetur të surprizuar nga kjo lëvizje.

    Nuk dihet ende nëse lëvizja e Shakohoxhës nga DigitAlbi dhe Supersporti është e përkohshme, apo kemi të bëjmë me një zhvendosje përfundimtare te TVSH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!