Ish-sulmuesi holandez, Marco van Basten, është suspenduar nga roli i tij si analist në televizionin Fox Sports për dy javë, pasi e përdori një term të lidhur me nazistët drejtpërdrejtë në televizion.
55-vjeçari tha “Sieg Heil”, që nga gjermanishtja do të thotë “lavdi fitores”, në televizion Fox Sports, pasi një trajner gjerman u intervistua nga njëri gaetar i mediumin për emisionin “De Eretribune” të dielën, transmeton Express.
Van Basten kërkoi falje më vonë gjatë emisionit, përderisa Fox, përmes një deklaratë të lëshuar të hënën, tha se komenti ishte një “budallallëk dhe i papërshtatshëm” dhe se tri-herë fituesi i Topit të Artë është i suspenduar deri më 7 dhjetor.
Fox shtoi se paga e Van Bastenit për atë javë do të dhurohej për Institutin e Holandës për Dokumentimin e Luftës.
Komenti i Van Bastenit ishte në të njëjtën javë kur lojtarët në dy ligat e nivelit më të lartë të futbollit në Holandë nuk luajtën për minutën e parë të ndeshjes në shenjë proteste kundër racizmit.
Lojtarët në Eredivisie dhe First Division të Holandës gjithashtu e shfaqën mesazhin: “Racizmi? Atëherë s’do të luajmë” në të gjitha ekranet dhe pankartat rreth stadiumit, pasi sulmuesi i Esxelsiorit, Ahmad Mendes Moreira, u abuzua nga tifozët më 17 nëntor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.