Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës, ku nuk mungojnë risitë.
Në listë është ftuar për herë të parë edhe futbollisti Etnik Brruti i cili para disa ditësh la Kosovën për të mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë, ndërsa nuk ështëftuar Mirlind Daku edhe pse po kalon formë jashtëzakonisht të mirë në Rusi, shkruan Reporteri.net.
Poashtu për herë të parë është ftuar edhe Juljan Shehu i Widzew Lodz.
Shqipëria në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Grumbullimi zyrtar i kuqezinjve nis të hënën më 17 mars, ku ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Anglisë në Wembley më 21 mars, në orën 20:45.
Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.