×
  • Sport
  • Sport

    Sylvinho punon me grup të plotë, asnjë mungesë para testit me Azerbajxhanin

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 17:42

    Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa ditën e sotme e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe ka kryer seancën e radhës stërvitore.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

    Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!