‘Football Manager’, ka dhënë një ide se si do të duket karriera e futbollistëve më të mirë në botë për gjatë 10 viteve të ardhme.
Sipas tyre, Sergio Aguero, Cesc Fabregas dhe Javier Mascherano do të kenë karrierën të mirë për gjatë 10 viteve të ardhshme, përcjellë Reporteri.net.
Ndërkaq, tabloidi shkon tutje, ku thotë se talentet e rinj si Fredi Adu, Cherno Samba dhe Keirrison do ngritën në karrierë gjatë kësaj periudhe.
Kështu, një version i parashikimit të karrierës së futbollistëve është publikuar në ‘Youtube’, ku tregon se çfarë do të ndodhë në futboll gjatë 10 viteve të ardhshme, përfshirë karrierat e lojtarëve kryesorë të botës.
Ku do të jenë rezultatet e Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah për gjatë 10 viteve të ardhshme?
Lautaro Martinez:
Një nga sulmuesit e rinj më të vlerësuar në botë aktualisht, Lautaro Martinez bashkohet me Man Utd në një marrëveshje prej 77 milionë eurosh nga Inte në vitin 2020 dhe përfundon duke shënuar një numër të madh golash për Djajtë e Kuq.
Deri në fund të sezonit 2028/29, Martinez ka shënuar 142 gola në 281 ndeshje për Djajtë e Kuq.
Bernardo Silva:
Bernardo Silva është ende lojtar i Manchester Cityt në vitin 2029. Mesfushori tashmë ka përfaqësuar Portugalinë 149 herë, duke shënuar 49 gola. Ai gjithashtu ka fituar dy herë çmimin e Lojtarit të Vitit, në 2025 dhe 2026.
Kai Havertz:
Talenti, Kai Havertz përfundon një transferim prej 81 milionë eurosh nga Bayer Leverkusen tek Barcelona për gjatë vitit 2022 dhe bëhet lojtar kryesor i katalunasëve, duke shënuar mjaft gola dhe duke siguruar shumë asistime.
Thibaut Courtois:
Deri në vitin 2029, Thibaut Courtois qëndron ende portieri i parë tek Real Madridi. Belgu rikthehet në formën e tij, pas disa shfaqjeve jo edhe të mira kohë më herët.
Jadon Sancho:
Liverpooli shpenzoi 79 milionë euro për të nënshkruar me Jadon Sancho nga Borussia Dortmund në vitin 2021 – dhe më pas e shiti atë për 104 milionë euro te Real Madrid katër vjet më vonë. Golat dhe statistikat e tij tregojnë se ai ishte më i mirë në Bernabeo se sa në Anfield.
Trent Alexander-Arnold:
Trent Alexander-Arnold e ka kaluar tërë karrierën e tij me Liverpool. Mbrojtësi i djathtë ka luajtur edhe për Anglinë 84 herë, duke shënuar pesë gola.
Erling Haaland:
Erling Haaland jashtëzakonisht premtues, largohet përfundimisht nga Red Bull Salzburg në vitin 2023, duke nënshkruar për Man Utd për një çmim të ulët 20 milionë euro. Pasi bëri përshtypje te Old Trafford, ku ai shënoi 21 gola në 39 ndeshje, norvegjezi më pas transferohet te Atletico Madrid për çmimin 50 milion euro.
Lionel Messi:
Në vitin 2029, Messi tani është trajner në Osasuna, pas një magji të shkurtër si trajner në Granada. Sulmuesi legjendar u largua nga futbolli në vitin 2025 pasi golat dhe asistimet e tij munguan.
Cristiano Ronaldo:
Messi mund të jetë trajner në 2029, por Cristiano Ronaldo në atë kohë është menaxher tek Leeds United!
Ikona portugeze luajti për Juventusin deri në vitin 2024 para të largohej përjetësisht nga futbolli. Ai më pas filloi karrierën e tij menaxheriale në qytetin Hull, përpara se ta drejtonte Sheffield United, Reading dhe më pas Leeds.
Harry Kane:
Harry Kane, tani 35 vjeç, është ende në Tottenham edhe në vitin 2029. Këtu mund ta vëreni besnikërinë e futbollistit ndaj skuadrës. Por, a është bërë ai golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në Premierligë?
Jo! Kane ka 241 gola në Premierligë, që janë 19 gola më pak se rekordi i Alan Shearer. Ai megjithatë mbetet golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në Angli me 70 gola në 128 paraqitje.
Kylian Mbappe:
Kylian Mbappe fiton çmimin e lojtarit më të mirë vitit në moshën 23 vjeç dhe është akoma me PSG, ku mosha e tij deri në vitin 2029 është diku 30 vjet. Për çudi, sulmuesi francez ka qenë produktiv gjatë gjithë karrierës së tij, duke fituar shumë çmime.
Antoine Griezmann:
Antoine Griezmann tashmë ka 37 vjet, është në pension dhe po kërkon punën si menaxher. Francezi kaloi pjesën e mbetur të karrierës së tij me Barcelonën, duke mbrojtur ngjyrat e katalneve deri në vitin 2027.
Mohamed Salah:
Me shqetësuese për tifozët e Liverpool-it është se Salah i bashkohet Real Madridit për shifrën e 127 milionë eurove për gjatë vitit 2020. Egjiptiani është në Bernabeu në 2029, në moshën 36 vjeç, dhe ka shënuar gola vazhdimisht gjatë gjithë kohës së tij në Kryeqyteti Spanjoll.
Andy Robertson
E papranueshme por, Liverpooli e zëvendëson Andy Robertson me Kieran Tierney të Arsenal si mbrojtësin e majtë që starton nga minuta e parë. Robertson përfundon duke lënë Anfield për skuadrën Arabe Saudite, Al-Hilal në një transferim falas në vitin 2026. Ai më pas kalon në Al-Sadd me qendër në Katar për disa sezone dhe është me Maccabi Haifa në Izrael deri në vitin 2028.
Virgil van Dijk:
Si me Salahun, Liverpooli vepron edhe me Virgil van Dijk, ku e shet mbrojtësin për 111 milion euro në vitin 2020. Por çafrë ndodh në Anfield?!
Mbrojtësi holandez kalon pjesën tjetër të karrierës së tij në Paris Saint-Germain para se të bëhet asistent menaxher i Bordeaux.
Joao Felix:
Atletico Madrid shet Joao Felix te Manchester City për shumë 87 milionë euro gjatë vitit 2022. City pastaj e shiti atë dy vjet më vonë te Barcelona për 146 milionë euro. Ylli portugez shkëlqen në ‘Camp Nou’, duke shënuar 83 gola në 163 ndeshje.
Marcus Rashford:
Chelsea nënshkruan Marcus Rashford nga Manchester United në vitin 2021, për një çmim mahnitëse 122 milionë euro. Sulmuesi anglez nuk është edhe aq produktiv gjatë katër sezoneve të tij në Stamford Bridge dhe i bashkohet Juventusit për 85 milionë euro gjatë vitit 2024. Ai është ende me Zonjën e Vjetër në vitin 2029 dhe gjithashtu ka shënuar 32 gola në 134 ndeshje për Anglinë.
Raheem Sterling:
Deri në vitin 2029, Raheem Sterling ka bërë 165 paraqitje për Anglinë, duke shënuar 45 gola. Tani 34 vjeç, anësori është ende lojtar i Man City.
Kështu, shumë nga këto ‘parashikime’ janë dukshëm të skajshme, por futbolli është një biznes qesharak – kurrë mos përjashtoni asgjë. /Reporteri.net/