×
  • Sport
  • Sport

    Talenti 19 vjeçar i thotë babait të tij: Tani edhe unë kam shënuar në Anfield

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 11:33

    Erling Braut Haland mbrëmë shënoi gol për Salzburgun në ndeshjen kundër Liverpoolit


    Salzburgu u mposht 4-3 nga Liverpooli në Anfield në një ndeshje e cila ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Haland u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe arriti që të shënojë në portën e Adrian.

    19 vjeçari pas ndeshjes ka dhënë një deklaratë ku i ka dërguar një mesazh babait të tij, Alf-Inge.

    “Tani unë kam të njëjtin numër golash këtu. Babai më thotë gjithmonë ‘Kam shënuar në Anfield, kam shënuar në Anfield!’ Tani mund ta them këtë: ‘Pra një gol e kam edhe unë,” ka thënë Haland.

    Ndryshe, babai i Halandit në të kaluarën e tij si futbollist ka luajtur për Notingham Forest, Manchester City dhe Leeds United. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!