Mesfushori 20-vjeçar Meritan Shabani ka mbetur jashtë skuadrës së ekipit kombëtar të Gjermanisë U-21, për ndeshjet e Kampionatit Evropian U-21, që zhvillohet këtë verë në Itali dhe në San Mariono.
Para disa ditëve, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, kishte folur të ardhmet e mundshmë të pikërisht Meritan Shabanit dhe Florent Muslijajt, transmeton Gazeta Express.
“Shabani e Muslija janë të mirëseardhur, ata janë talente të jashtëzakonshëm. I presim duar hapur. Futbollistët që i përmende (Shabani & Muslija) kanë potencial të jashtëzakonshëm dhe natyrisht do të kisha dëshirë që një ditë t’i shoh me fanellën e Kosovës”, kishte thënë Ademi në emisionin “Arena Sportive” në RTK.
Mungesa e Shabanit në skuadrën prej 27 lojtarëve të ftuar për të marrë pjesë në EURO U-21 nga trajneri Stefan Kuntz bën që shtohen edhe më shumë spekulimet se Shabani mund t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës.
🇩🇪 💪 Die deutsche #U21 reist mit 2️⃣7️⃣ Spielern ins Trainingslager nach Südtirol. Hier ist der vorläufige Kader für die Europameisterschaft (16. bis 30. Juni) in Italien und San Marino. #Herzzeigen #U21EURO
Alle Infos ➡️ https://t.co/Xfin7xWzyP pic.twitter.com/daWbl2LOgK
— DFB-Junioren (@DFB_Junioren) May 22, 2019
20-vjeçari luan në rolin e mesfushorit sulmues. Ai ka bërë vetëm 2 paraqitje me ekipin e parë të Bayernit këtë sezon, ndërsa me ekipin e dytë të Bayernit i ka zhvilluar 30 ndeshje, në të cilat i ka shënuar nëntë gola dhe i ka asistuar gjashtë të tjera.
Shabani ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me ekipin e parë të Kombëtares së Gjermanisë, që do të thotë se ai ka ende mundësinë të zgjedhë për ta përfaqësuar Kosovën.