×
  • Sport
  • Sport

    Talenti kosovar i Bundesligës që luan me Hannover, do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës |Shikoni golat dhe talentin e tij

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 15:44

    Përfaqësuesja e Kosovës, e cila nuk po di çka është humbja në 14 ndeshjet e fundit, pritet ta marrë edhe një talent të ri në radhët e saj.


    Ka qenë kryetari i FFK’së, Agim Ademi, që e ka bërë të ditur këtë në një intervistë për RTV Dukagjini, ku ka thënë se shumë shpejtë do të konfirmohet edhe ardhja më e re, dhe bëhet fjalë për futbollistin e Hannoverit, Florent Muslija, vetëm 20 vjeç, shkruan reporteri.net.

    “Jemi në bisedime me shumë lojtarë. Muslija ndoshta do të jetë i pari që pritet të na bashkohet. Tanimë edhe me këto rezultate që po vijnë është interesi i secilit t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë Ademi.

    Më 31 gusht të vitit të kaluar, Muslija u bashkua me ekipin e Bundesligës Hannover 96, duke nënshkruar një kontratë katër-vjeçare deri në vitin 2022. Tarifa e transferimit u raportua rreth 2 milionë euro, ndërsa vlera e tij aktualisht në tregun e futbollit vlerësohet rreth 3 milionë euro. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!