Kosova e ka dëshmuar shumë herë se ka talentë të mëdhenj, ku shumë të rinj nga Kosova janë bërë pjesë e klubeve të ndryshme nga e gjithë Evropa, përcjell Reporteri.net.
E, një talent i tillë është edhe Olt Zeqiraj, i cili ka bërë një hap të madh në karrieren e tij, pasi ka arritur nënshkrimin e një marrëveshje të re.
Zeqiraj ka nënshkruar me Hnk Gorica, në superligën kroate, me kontratë 1+1.
18 vjeçari pritet të shkëlqej në fushën e blertë në shtetin kroat, duke u renditur edhe si një nga emrat premtues që na bëjnë krenar kudo në botë.
Vlen të përmendet se Olti është shqiptari i parë që me 18 vjet arrin të nënshkruaj kontratë në ekipin e parë direkt, pasi moshatarët e tij zakonisht arrijnë fillimisht të nënshkruajn me ekipe të ligave të dyta apo treta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.