Klubi i Flamurtarit të Shqipërisë që bënë pjesë në garat e Superiores së Shqipërisë, kanë 5 muaj pa i paguar lojtarët e saj.
Flamurtari dje mposhti skuadrën e Kukësit dhe tani janë vetëm 1 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga skuadra kuksiane, shkruan Reporteri.net
Në 6 ndeshjet e fundit, ata kanë arritur 4 fitore dhe dy barazime.
Futbollisti i kësaj skuadre, Emilijano Musta ka reaguar në lidhje me mungesën e financave.
“Tani motivimi i vetëm që kemi është të luajmë futboll, sporti që i dedikuam jetën” ka thënë Musta i zhgënjyer me faktin që nuk janë paguar tash e 5 muaj./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.