×
  • Sport
  • Sport

    Tani të gjithë po e duan Kosovën, një yll nga Bundesliga dhe një nga Zvicra pritet t’i bashkohen ‘Dardanëve’

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 10:42

    Entuziazmi rreth Përfaqësueses vazhdon të rritet, e me këtë edhe numri i atyre që duan t’i bashkohen.


    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka konfirmuar se organizata që drejton është vazhdimisht në kontakte me lojtarët që kanë shprehur interesim të jenë pjesë e “dardanëve”, shkruan sot Koha Ditore.

    Ka përmendur dy emra të njohur që pritet t’i bashkohen Përfaqësueses, mesfushorin e Wolfsburgut, Elvis Rexhebeçaj, dhe sulmuesin e Baselit, Kemal Ademi.

    Ademi të enjten për gazetën ka thënë se interesimi i futbollistëve që kanë prejardhje nga Kosova dhe që bëjnë karrierë jashtë kufijve është i madh. Dhe jo vetëm për ekipin A, por edhe për grupmoshat e reja.

    Kreu i FFK-së shtoi se pret që shumë shpejt të prezantohen prurjet e reja, Rexhbeçaj që luan në Bundesligë dhe Ademi në Zvicër.

    Rexhbeçaj është i lindur në Gjonaj të Prizrenit, kurse Ademi, që këtë sezon ka shpërthyer me gjashtë gola në shtatë ndeshje, në Zvicër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!