Philippe Coutinho do të luajë në Bundesliga te Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Tashmë pothuajse gjithçka është e konfirmuar.
“FC Bayern dhe FC Barcelona kanë arritur marrëveshje në parim për transferimin e Philippe Coutinho te Munich”, shkruhet në faqen zyrtare të Bayernit.
Bayerni ka konfirmuar se braziliani do të transferohet në formë huazimi për një vit nga Barcelona te kampionët e Gjermanisë.
Klubi shkruan ndër të tjera se ka opsionin e blerjes në fund të sezonit dhe se lojtarit pritet të arrijë në Munich në ditët e ardhshme për të kompletuar testet mjekësore.
Coutinho iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli për 120 milionë euro plus 40 bonuse në fillim të vitit 2018.
Për një sezon e gjysmë, ai ka bërë 76 paraqitje, ka shënuar 21 gola, derisa ka fituar edhe disa trofe, veçuar dy La Liga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.